Mançini “më keq” se Ronaldo: Shkojmë në Botëror dhe e fitojmë!

Nuk do të ishte ndonjë çudi tepër e madhe, pasi ka ndodhur që një ekip i ardhur nga pushimet përfundoi si kampion i Europës, e kush e ka harruar Danimarkën e vitit 1992! Ka të drejtë Italia të shpresojë, që është kampione e Europës në fuqi, edhe pse për të shkuar në Botëror do të duhet të luajë plej ofi. Trajneri i saj, Roberto Mançini, i përngjau disi Kristiano Ronaldos që deklaroi pas humbjes së Portugalisë me Serbinë se “ne do të shkojmë në Botëror”. Mançini shkoi edhe më larg. “Jam i sigurt se do të shkojmë në Botëror, dhe pse jo, edhe ta fitojmë, – deklaroi ai, – me Irlandën e Veriut mund të kishim shënuar dhe të kishim qenë më të qetë, por këto kohë nuk po gjejmë golin, edhe pse topin e kemi vazhdimisht ne. Duhej ta kishim mbyllur më shpejt këtë grup, por nuk e bëmë”.

Sfidanti.al