Protestat e tyre ishin të ashpra, të udhëhequra nga trajneri Didie Ole-Nikol. Vajzat pariziene deshën që ndeshja e tyre e kampionatit ndaj Lionit të luhej një herë tjetër për shkak të periudhës së tmerrshme që kaluan me skandalin e rrahjes së Heira Amrauit. Jo vetëm ish-futbollistja e Barcelonës u dëmtua dhe pati nevojë për qepje, por edhe futbollistja tjetër Aminata Diallo u arrestua nga policia e dyshuar se kishte gisht. Më pas, ajo u la e lirë, por dëmi ishte bërë. Disa lojtare të tjera pariziene morën telefonata kërcënuese dhe u vendos të mbroheshin nga policia. Në këto kushte u luajt ndeshja ndaj Lionit në Ligën e Parë të Francës, fituar 6-1 nga vajzat lioneze. “Vajzat kishin disa ditë që punonin me një psikiatër, – tha trajneri, – vajzat ishin nën stres. Ne kërkuam shtyrjen e ndeshjes me këshillë nga specialistë jashtë Paris SG”.
Sfidanti.al