Abramovich miraton blerjen e Erling Haaland nga Chelsea

Roman Abramovich është shndërruar në armikun e klubeve të mëdha të Evropës. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, manjati rus i ka dhënë dritën jeshile Thomas Tuchel për të tentuar blerjen e Erling Haaland, që është objektivi kryesor edhe i klubeve të tjerë të fuqishme të kontinentit mes të cilëve janë edhe Barcelona e Real Madrid.

Michael Zorc deklaroi se norvegjezi nuk do dhe nuk mundet të lërë Borussia Dortmund gjatë kësaj vere, por kjo nuk e ka trembur aspak Roman Abramovich që duket se është gati të ofrojë mbi 100 milionë Euro për blerjen e kartonit të Haaland.

është kjo një lëvizje që do të sistemonte problemin e shënimit të golave te Chelsea. Olivier Giroud asnjëherë nuk ka qenë titullar pavarësisht impenjimit të tij e për më tepër është 34 vjec. Tammy Abraham për momentin nuk rinovon për shkak të aktivizimit të pakët. Kështu që ardhja e Haaland do të zgjidhte shumë probleme te Blutë.

sfidanti.al