Hansi Flik: Jo, rivali i Bajernit këtë sezon nuk është … Bajerni!

Pyetja u bë në formën e tillë se mos ky ekip ka si kundërshtar vetën vetveten për shkak të vetëkënaqësisë dhe ngopjes nga fitorja e trofeve. Hansi Flik, trajneri bavarez, padyshim e kuptoi qartë se përse bëhej fjalë ndaj u përgjigj ashtu. “Jo, nuk e shikoj veten tonë si kundërshtarin tonë, – tha ai, – ka pasur edhe gabime, por unë shoh sesi stërvitet skuadra, çfarë vullneti dhe dëshire ka. Për këtë arsye, unë i bëj një kompliment të madh skuadrës sime”. Po aq i prerë ishte Fliku edhe në ngacmimin se diferenca me ndjekësit në Bundesligë ka zbritur në vetëm 2 pikë. “Ne jemi dy pikë para të tjerëve dhe mua nuk më intereson asgjë tjetër, – tha trajneri, – edhe ekipet e tjerë duhet të fitojnë ndeshjet e tyre”. Tekniku deklaroi se vlerësimi për ndeshjen e sotme ndaj Këlnit do të jetë siç ishte në Champions për Lacion, ndërsa lajmi i mirë është se Tomas Myler dhe Serg Gnabri e kanë përfunduar karantinën për koronavirusin dhe tani janë bashkuar me skuadrën.

Sfidanti.al