Paris Saint Germaini këtë të shtunë do të luajë një ndeshje delikate me Dijon. skuadra kampione do të shkojë në këtë përballje me dëmtime të shumta dhe dyshimet e ngritura pas humbjes me Monacon të dielën e kaluar. Verratti, Icardi, neymar, di Maria apo Bernat nuk do të mungojnë për shkak të problemeve fizike dhe para ndeshjes, trajneri Pochettino foli për ekuilibrin e Ligue 1 dhe rikuperimin e Neymar
‘do të kërkojmë të fitojmë këtë kampionat, është objektivi ynë-tha Pochettino-do të tentojmë të fitojmë më shumë ndeshje se kundërshtarët tanë që në fund të jemi në vendin e parë të klasifikimit’
Përsa i përket Neymar, Pochettino tha se braziliani po ndjek protokollet që i janë përcaktuar dhe se situata e tij është në kontroll. Trajneri argjentinas theksoi gjithashtu se Neymar nisi të vrapojë në fushë dhe kryerjen e ushtrimeve fizike.
sfidanti.al