Liverpool humbet edhe Jordan Henderson. Klubi anglez nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se kapiteni pas një vlerësimi të gjendjes së bashku me stafin mjekësor, iu nënshtrua një ndërhyrjeje në aduktor pas dëmtimit të pësuar gjatë derbit me Evertonin fundjavën e kaluar. Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe mesfushori anglez do të nisë menjëherë një program rehabilitimi
Në komunikatën e tij, Liverpool nuk e bëri të ditur kohën e riaftësimit të Henderson duke theksiuar vetëm se futbollisti nuk do të kthehet në fushën e lojës përpara pauzës së ndeshjeve të kombëtareve të programuara për t’u zhvilluar në fund të muajit mars.
sfidanti.al