Zaniolo e Chiara Nasti, foto dhe dedikime romantike

Historia e dashurisë mes Niccolo Zaniolos dhe Chiara Nasti po shkon vaj. Cifti pasi shfaqën tatuazhin e bërë,  vendosën të surprizonin fansat e tyre me një foto romantike. mesfushori i Romës që përpara pak ditësh nisi të stërvitet në fushë postoi në rrjetet sociale një foto bashkë me gjysmën e tij të ëmbël. ‘You’ ishte mesazhi që shoqëronte foton bashkë me emotikonin e zemrës që përshkuar nga një shigjetë në mesin e saj. Komenti i Chiaras nuk vonoi: ‘Tuuuuu’ e shoqëruar me emotikone të fytyrave me zemra.

Më pas i erdhi radha Chiarës që të postojë një foto të ciftit në profilin e saj në Instagram, një foto ku ajo dhe Zaniolo janë të përqafuar në divan dhe që mori shumë ‘pëlqime’. Dedikimi i influenceres napoletane ishte i njëjti si i Zaniolos ‘You’ e shoqëruar me emotikonin e zemrës me shigjetë që është edhe tatuazhi që bëri cifti ditët e kaluara i kthyer tashmë në simbolin e tyre.

Pas ndajes me Sara Scaperrota që është në pritje të një fëmije nga Zaniolo dhe pas shumë thashethemeve për flirtime të ndryshme, mesfushori i Romës duket se ka rigjetur lumturinë pikërisht në krahët e Chiarës.

sfidanti.al