Mrekullitë i nisi që përpara ndeshjes. Kilian Mbape shënoi atë që u quajt më i bukuri gol i realizuar ndonjëherë në seancat stërvitore në futboll, një goditje direkt në ajër me thembër. Spektaklin e vazhdoi në ndeshjen zyrtare eleminatore ndaj Kazakistanit në Paris, ku Franca triumfoi 8-0 dhe u kualifikua për në finalet e Botërorit.

