Hamilton dënohet rëndë për shkelje të rregullave nga Mercedesi

Duket se nuk kishte rrugë tjetër dhe u desh të bënin diçka që ishte e ndaluar. Ljuis Hamilton u dënua që të niset i fundit në sprintin e sotëm kualifikues në Çmimin e Madh të Brazilit, ndërsa më herët ishte dënuar me zbritje të pesë vendeve në nisje të garës së të dielës. Organizatorët gjetën shkelje në makinën e tij Mercedes, që kishin të bënin me një pjesë anësore. Kampioni i botës kishte dalë i pari në provat kualifikuese të së premtes, ndërsa mori 5 vende dënim për garën sepse Mercedesi ndërroi motorin e makinës. Kjo është një goditje më shumë për shpresat e tij për të mbrojtur titullin botëror në garë me Maks Verstapenin e Red Bullit që kryeson renditjen e Formula 1 me 19 pikë më shumë sesa anglezi.

Sfidanti.al