Mançini i bën thirrje Italisë: Të kemi besim për kualifikimin!

Barazimi me Zvicrën nuk mund të quhet rezultat i papranueshëm, dhe në fund të fundit i la në vend të parë e duke e pasur fatin e tyre në duart e veta. Italianët nuk janë pa shpresa për të shkuar në Botëror, dhe duken larg momentit të vjeshtës së 2017-ës. Gjithsesi, kampionët e Europës duhet të shkojnë me besim dhe të fitojnë në Belfast ndaj Irlandës së Veriut për të mos rrezikuar kualifikimin direkt në Katar. Ndryshe, një fitore e Zvicrës në shtëpi me Bullgarinë i zbret në vend të dytë dhe i dërgon në rrezikun e plej ofit. Trajneri Roberto Mançini i bëri thirrje lojtarëve të tij të mos dëshpërohen, ndërsa bëri një analizë të ndeshjes që përfundoi 1-1 në Romë. “Zvicra shënoi shpejt dhe për gjysmë ore ne nuk ishim aspak në lojë, – tha Mançini, – gjithsesi, pak nga pak, u kthyem në lojë dhe arritëm të barazonim, madje edhe mund të shënonim më shumë. Për fat të keq humbëm penalltinë. Tashmë, duhet të shkojmë ndaj Irlandës së Veriut për të fituar. Duhet të kemi besim”.

Sfidanti.al