Siguria e vetme është që në 2021 një nga pilotët zyrtarë të Ducatit në Botërorin e MotoGP do të jetë Jack Miller, ndërsa për rolin e pilotit të parë të skuderisë italiane po diskutohet rinovimi i Andrea Doviziosos, por ende nuk ka një përfundim të lumtur, madje duket se për momentin kjo është ende larg.

