Formula 1, Botërori i 2021 do të nisë nga Australia

Botërori Formula 1 duket se do t’i kthehet normalitetit në vitin 2021 teksa sezonin e ri do ta nisë si gjithnjë me cmimin e madh të Australisë pikërisht në muajin mars, lajm që u konfirmua Administratori i Deleguar i kësaj gare, Andrew Westacott për portalin speedcafe.com. në të njëjtën kohë, Westacott  tha se edhe gara e MotoGP në tokën australiane do të mbajë datën e saj të zakonshme në kalendar në muajin tetor të 2021

gjatë këtij viti skuadrat e Formula 1 udhëtuan drejt Melbournit në muajin mars për zhvillimin normal të garës pavarësisht pandemisë coronavirus. por në fund ajo u anulua pasi një prej anëtarëve të McLaren rezultoi pozitiv me Covid-19

‘Në momentin që kalendarin provizor do të publikohet gjatë muajit tetor me australinë si garë e parë, nuk do të kalojë më shumë se 1 muaj përpara se gjithcka të finalizohet-tha Westacott-sigurisht që do të merret një vendim kolektiv, por në momentin që kjo do të ndodhë, duhet të impenjohemi të gjithë që ky cmim i madh të zhvillohet pasi nuk është në interesin e askujt që të anulohet sic ndodhi në marsin e 2020’.

Vlen të theksohet se Organizatorët e garës së Australisë kanë një kontratë me Formula 1 deri në vitin 2025.

sfidanti.al