Kontes i rri ngushtë vetëm fitorja: Dua një Inter të bukur!

E ka shumë të qartë që ndaj Lacios nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bëhet fjalë për një rival të fortë, por gjithsesi është i sigurt kur flet. Interi ka detyrë që të fitojë pasi duhet luftuar për titull, e gjithsesi trajneri Antonio Konte nuk do të ndihej i kënaqur thjesht me një fitore. “Objektivi ynë është bukuria (e lojës), – thotë ai, – jemi në formë të mirë, por edhe bardhekaltërit janë një skuadër e madhe dhe duhen respektuar”. Luhet në Romë, pra jashtë fushe dhe kjo e bën ndeshjen e Serisë A edhe më të vështirë.

“Nuk duhet të kushtëzohemi sepse mund të ketë edhe rezultate negative, – sqaron Konte, – por, duhet të kemi besim tek ajo që bëjmë, dhe duhet të kemi një fizionomi tonën, të përcaktuar mirë, duam të marrim rreziqe në sy, të ndërgjegjshëm për atë që bëjmë, por nuk duam ta humbasim lojën tonë”.

Sfidanti.al