Plani i organizatorëve të Cmimit të madh të Turqisë ishte që t’i jepnin jetë një eventi të hapur për publikun madje flitej për praninë e 100 mijë tifozave në tribunë në harkun e 3 ditëve në fundjavën e 13-15 nëntorit. Por nuk do të ndodhë kështu, gara do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse do të ketë zhvillime të mëdha pozitive në cështjen e përhapjes së coronavirusit.
Cmimi i Madh i Turqisë kthehet në kalendarin e Formula 1 pas 9 vitesh dhe synimi ishte që kjo garë të ishte e para e këtij botërori me praninë e publikut dhe flitej për 100 mijë persona në shkallët e tribunës në 3 ditët e këtij Cmimi të Madh. Një ëndërr që u thye nga alarmi i krijuar në Turqi për rritjen e numrit të të prekurve nga coronavirusi kështu që gara turke do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Sfidanti.al