Florenzi tregon eksperiencën franceze: Te PSG shpreh futbollin tim, fusha nuk gënjen

Pas një periudhe të vështirë që përjetoi që nga largimi nga Roma, Alessandro Florenzi duket se ka rilindur në këtë pjesë të parë të sezonit te PSG. ‘A po marr revanshin tim? Jam në një grup, te PSG që më ka mirëpritur dhe më ka bërë të ndihem komod-tha Florenzi-pastaj është fusha që thotë gjithnjë të vërtetën. Po mund të shfaq mirë lojën time së bashku me kampionët’.

Më pas Florenzi e ktheu vëmendjen te kombëtarja italiane që të mërkurën do të zhvillojënjë ndeshje miqësore me Moldavinë.

‘Moldavia është një skuadër që do të mbrohet dhe do të jetë një ndeshje për t’u fituar për renditjen-shtoi Florenzi-kombëtarja është udhëheqëse edhe për klubet. Njerëzit  të takoj më pyesin jo vetëm për klubin ku aktivizohem, por edhe për kombëtaren’

Pas Moldavisë, Italia do të përballet me Holandën në Ligën e Kombeve.

‘Ne italianët e dhamë shembullin tonë gjatë emergjencës Covid-19 që u vl;erësua në të gjithë botën-shtoi Florenzu-tani duhet të japim më të mirën për futbollin itakian. Kur këndojmë himnin, duke dëgjuar veten tonë është sikur të këndojmë për të gjithë vendin. Do të ketë një domëthënie të jashtë zakonshme’

Sfidanti.al