Një cështje pafund, FIGC hap hetime për Napolin dhe aplikimin e protokollit

Cështja Juventus-Napoli duket se nuk ka fund. Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka hapur një hetim nëse është aplikuar drejt protokolli sanitar nga ana e Napolit pas lajmit për pozitivitetin e një futbollisti dhe në orët e fundit kreu I këtij organizmi, Giuseppe Chine ka kërkuar një kopje të korrespodencës mes Agjencisë rajonale të Shëndetësisë, drejtuesve të rajonit të Campagnas dhe klubit. Hedhja e përgjegjësisë në drejtim të njëra-tjetrës nga Napoli, ASL dhe Lega Calcio ka sjellë edhe ndërhyrjen e qeverisë së futbollit italian që kërkon të sqarojë të gjithë këtë cështje që rrezikon të komplikojë zhvillimin e rregullt të kampionatit

Ndërkaq ka thënë fjalën e tij në lidhje me këtë histori edhe presidenti i Genoas, Enrico Prezioso që nuk iu erdhi shumë rrotull fjalëve për të thënë opinionin e tij në lidhje me cështjen Napoli. ‘Ajo e së dielës ishte një precedent i shëmtuar-tha Preziosi-mendohej se protokolli ishte shumë i qartë dhe se të gjithë klubet duhej ta zbatonin por në fakt agjencitë Lokale të shëndetësisë e parakalojnë duke provokuar një kaos. Që tani e tutje, cdo skuadër që komunikon me Asl, edhe me 1 rast të vetëm me Covid mund të mos e luajë ndeshjen e saj sepse është dikush tjetër që vendos. Kur Perin e Schone dolën pozitivë, protokolli parashikonte se nëse do të kishim më shumë se 10 raste të tilla mund të kërkonim pezullimin, kështu që nuk iu drejtuam Asl. Në këtë rast duket se Napoli kontaktoi me Asl. Napoli nuk donte të luante? Mos më bëni ta them, është dicka që kuptohet. Ne nuk do ta kishim kontaktua Asl me 2 raste pozitive dhe do të kishim luajtur. Jam shumë I shqetësuar, pasi në këtë pikë, mjafton 1 rast me Covid për të anuluar eventin.’

Sfidanti.al