Një france zu ndje tepër krenar ndërsa iu afrua finishit me biçikletën e tij në garën klasike të çiklizmit Liezh-Bastonjë-Liezh. Zhylian Alafilip ngriti duart lart në shenjë triumfi, por harroi se rivalin e pati fare pranë dhe kjo i bëri “gjëmën”. Slloveni Primozh Rogliç, nënkampion i Turit të Francës, e kaloi me fotofinish dhe fitoi klasiken më të vjetër dhe më të vështirë të këtij sporti.
Slloveni i përfundoi 257 kilometrat me kohën 6 orë, 32 minuta e 2 sekonda. Alafilipi, kampion i botës në fuqi, u përjashtua nga renditja për shkak të një shkeljeje të bërë gjatë garës, dhe nuk u ngjit as në podium. Në vend të tij ishin Mark Hirshi i Zvicrëc dhe slloveni tjetër, Tadej Pogaçar, kampioni i Turit të Francës.
Me traditë që nga viti 1892 dhe me itinerarin e saj tepër të vështirë, Liezh-Bastonjë-Liezh vlerësohet si “Zonja e Vjetër” dhe si krenaria e çiklizmit në Belgjikë. Rekordmen i fitoreve është legjendari Edi Merks, sepse belgu ka fituar 5 edicione. Jo më kot ai cilësohet si më i miri çiklist i të gjitha kohëve me 5 Ture të Francës dhe 5 Xhiro të Italisë, si askush tjetër.
Sfidanti.al