Manchester United, Mata, ‘MVP’ i shtatorit, pa luajtur asnjë minutë në kampionat

Votimi për lojtarin e muajit shtator te Manchester United ka regjistruar një rezultat vërtet kurioz. Fitues i këtij cmimi është një futbollist që nuk ka luajtur asnjë minutë në Premier League gjatë gjithë këtij muaji; Juan Mata. Futbollisti spanjoll mori 53% të votave i ndjekur nga Donny Van de Beek me 28% dhe Marcus Rashford me 19%.

Në këtë votim, përvec faktit që Mata ka arritur t’u fitojë zemrën tifozëve, ndikon edhe starti i mirë i tij i Kupës së Ligës. Mata shënoi me penallti golin e parë në fitoren 3-0 me Luton si dhe shënoi një gol (i 50 për të me Djajtë e Kuq) dhe dha një assist në fitoren 3-0 ndaj Brightonit. Ndërsa në kampionat nuk ishte grumbulluar as në humbjen 1-3 ndaj Crystal Palace e as në fitoren 3-2 ndaj Brightonit.

Sfidanti.al