Në Divizionin e Tretë në futbollin rumun Dinamo Bukuresht II humbi ndaj Steauas së ‘vjetër’ të Bukureshtit, por pëpara sfidës pati një luftë të vërtetë mes tifozëve të Steauas dhe policisë dhe e gjithë kjo ndodhi kur në Divizionin e parëe, Steaua ‘e re’ e Bukureshtit, FCSB mundi 3-2 Dinamon e Bukureshtit të Contras.
Në stacionin e metrosë “Ștefan cel Mare” të Bukureshtit ndodhi edhe përplasja mes tifozëve dhe xhandarmërisë rumune. Disa tifozë pohojnë se në të vertetë iu gjithë kaosi u krijua nga vetë xhandarët. Në stacion ishin rreth 200 tifozë dhe sipas disa informacioneve, ata u takuan në stacionin e metrosë pranë stadiumit të Dinamos. Xhandarët e zbuluan dhe ndërhynë
Ndërkaq, tifozeria e Steauas së Bukureshtit ka reaguar teksa ka dalë në një notë proteste ku akuzonte xhandarmërinë për abuzim që sipas saj nuk e bënte për herë të parë. Në komunitkatën e tyre tifozët e Steauas theksuan se ksihin dalë në metro të inkurajonin skuadrën e tyre duke qenë se nuk e bënin dot këtë në shkallët e stadiumit.
Në notën e protestës së tifozëve theksohet gjithashtu se policia hodhi gaz lotsjellës në metro që është një hapësirë e mbyllur dhe ku ndodheshin shumë persona mes të cilëve edhe fëmijë e gra. Ata theksuan gjtihashtu se asnjë prej tifozëve nuk ishte I dhunshëm e askush nuk po përdorte materiale piroteknike, apo të mbanin maska e të sulmonin verbalisht të tjerët.
Sfidanti.al