Kur punët marrin për keq, është vështirë t’i ndreqësh shpejt, dhe po ashtu kritikat nisin të vijnë nga të gjitha anët. Kështu po i ndodh Mançester Sitit dhe trajnerit Pep Guardiola, i cili është vënë sërish në “bankën e të akuzuarve” pas barazimit 1-1 në fushën e Lids Junajtidit. Tabloidët britanikë u lëshuan me “breshëri” ndaj mbrojtjes së dobët të “Qytetarëve” që pësoi gol dhe mund të kishte pësuar edhe më shumë, edhe pse Guardiola aktivizoi portugezin Dias të marrë nga Benfika. Gjithsesi, ish-lojtari i Liverpulit, Xhemi Redknap, thotë se Pepi ka bëë gabim që ka shpenzuar miliona për të forcuar mbrojtjen dhe ka harruar sulmin. “Ata kanë harruar se duhet zëvendësuar Kun Aguero, – shkruan analisti i sotëm, – ndaj Lidsit, Siti pati mjaft raste, por lojtarët gabuan para portës ndaj duhet një sulmues si Aguero që nuk fal”.
Sfidanti.al