Dybala niset me Messin, por kualifikueset e Botërorit 2022 janë një kaos

Në kohën e pandemisë tashmë është bërë e komplikuar garantimi i zhvillimit normal i turneve kombëtarë, por kur bëhet fjalë për ndeshjet e kombëtareve, gjërat ngagtërrohen akoma më shumë pasi në mes janë edhe udhëtimet e lojtarëve nga një kontinent në tjetrin. Edhe në Amerikën Latine ka ardhur koha që kombëtaret e këtij kontinenti të zbresin në fushën e lojës për kualifikueset e Botërorit 2022 por ka një problem që mund të ndikojë negativisht në këtë kompeticion që në fillim

Shkak janë bërë dispozitat shëndetësore të parashikuara nga secili prej shteteve, rezistenca e disa klubeve që të mos i lejojnë lojtarët e tyre të bashkohen me kombëtareve dhe më shumë se gjysma e 10 përfaqësueseve të impenjuara në këtë kualifikuese që nisin të enjten regjistrojnë dezertime të orëve të fundit dhe në disa raste bëhet fjalë për mungesa të rëndësishme

Protokolli shëndetësor i përcaktuar nga CONMEBOL dhe i akorduar me FIFA parashikon masa pafund kufizuese dhe sigurie, por asgjë nuk garanton se gjithcka do të shkojë mbarë. Secila prej Federatave  amerikanolatine kanë organizuar fluturime charter, kanë rezervuar hotele dhe kanë oprganizuar stërvitje vetëm në ambiente të hapura.

Por pavarësisht këtyre masave, impenjimit dhe garancive të ofruara nga FIFA, një pjesë e lojtarëve, disa prej të cilëve me shumë peshë, do të qëndrojnë në shtëpi duke  prishur planet e shumë trajnerëve. Ajo qe e paguan më shumë këtë është Kolumbia që nuk do të mund të ketë në radhët e saj Ospinën, Porto Diaz e Uribe, që të tre janë në izolim pasi kanë qenë në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Edhe Venezuela ka jo pak probleme pasi nuk do te ketë sulmuesit titullarë Rondon e Martinez të cilëve iu mohua leja për të udhëtuar nga ana e klubeve respektive Dalian Pro në Kinë dhe Atlanta United në SHBA

Probleme edhe për Perunë që pa që të mos lejohen të bashkohen me kombëtaren Flores, Kilin me Vilches që është në izolom, për Uruguajin që nuk do të ketë Gimenez dhe për Argjentinën që do të jetë pa Kannemann pozitiv me Covid  dhe pavon i bllokuar nga LA Galaxy.

Përsa i  përket Argjentinës, trajneri Scaloni do të ketë në dispozicion Paulo Dybalën i cili vetëm në castet e fundit e mori lejen për t’u bashkuar me përfaqësuesuen. Dybala shkoi në Barcelonë për të pranuar udhëtimin e ofruar nga Messi teksa u nisën të dy me charterin e yllit të Barcelonës bashmë me Ocampos, Acunan, Otamendin dhe  Luis Suarez.

Sfidanti.al