Ditëlindja e modeles Cindy Bruna, Mbappe e Verratti në festë pa maskë e pa ruajtur distancën

Pas fitores tenistike me Angers të premten, futbollistët e Paris Saint Germain u lanë pushim në fundjavë nga trajneri Thomas Tuchel duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa Icardi e Navas udhëtuan drejt Madridit një qytet me masa të forta kufizuese për shkak të Covid-19, Kylian Mbappe dhe Marco Verratti qëndruan në Paris për një event prestigjioz

Mbrëmjen e së shtunës ishte festa e 26 vjetorit të lindjes të supermodeles Cindy Bruna që u zhvillua në një restorant në kryeqytetin francez. Vetë modelja nëpërmjet Instagram Story tregoi momente nga kjo festë dhe në postimet në vijim konfirmoi miqësinë që ka me të dy futbollistët të cilët pozuan bashkë me të me buzët vesh më vesh. ‘Familja që zgjedhim. Jam shumë e lumtur që jam e rrethuar nga personat e mi të preferuar. Faleminderit të gjithëve për këtë festë të cmuar ditëlindjeje. Ju dua’-shkruante modelja në postimin e saj

Mbappe dhe Verrati duket se janë argëtuar shumë në këtë festë ku nuk mungoi muzika, ushqimi I mirë dhe pija, por munguan distancimi social dhe maskat. Edhe pse nuk isin të detyrueshme, me respektimin e tyre futbollistët do të kishin shfaqur një sjelle prej të opërgjegjshmish sidomos në një moment kaq të komplikuar për Francën dhe të gjithë botën.

Sfidanti.al