Floyd Mayweather është gati të kthehet në ing vetëm nëse do t’i garantohet një fitim prej 300 milionë Dollarësh, gjë që konfirmon edhe njëherë se përse pseudonimi i boksierit amerikan është ‘Money’. Mayweather është i famshëm për faktin se ai asnjëherë nuk ngurron të tregojë fitimet dhe pasurinë e tij në rrjetet sociale, por në një pod cast, ish kampioni i botës shfaqi edhe mungesën e modestisë së tij duke e përkufizuar veten si boksierin më të mirë të të gjitha kohërave përpara emrave të tillë si Muhammad Ali dhe Rocky Marciano
‘Muhammad Ali nuk është i njëjti boksier që humbi një ndeshje dhe që deri në atë moment kishte zhvilluar vetëm7 duele? Për të thënë të vërtetën cili është ai boksier i peshave të rënda ndaj të cilit ai u përball 3 herë? Ken Norton, që i fitoi të tre sfidat. Shkoni e shihni edhe njëherë ato ndeshje-tha Mayëeather.
Por pasi vuri në dukje se shëndeti mendor është prioriteti i tij duke iu referuar sëmundjes së Parkinsonit nga cila vuajti xhaxhai i tij Roger Mayweather si dhe vetë Ali për shkak të goditjeve të marra, Floyd gjithsesi vendosi t’i bëjë homazh Cassus Clay, ikonë e afroamerikanëve për betejat e tij politike dhe sociale.
‘Do të jetë gjithnjë një pioner i njerëzve tane për atë cfarë bëri në atë epokë. Për këtë arsye do ta vlerësoj dhe do t’i thurr elozhe-shtoi Mayweather-po të kisha lindur në vitet 60, ndoshta edhe unë do të bëja të njëjtën gjë dhe nuk do të kisha shkuar në Vietnam’.
Ndërkaq, Mayëeather vetëpropozohet të bëhet trajneri i Deontay Wilder për ndeshjen e revanshit në duelin për titullin botëror të peshave të rënda në kategorinë WBC kundër Tyson Fury.
‘Do të punojë me gjithë qejf me të-tha Mayweather-Wilder ka shumë potencial, por mund të përmirësojë aftësitë e tij. Jam këtu për të ndihmuar të gjithë, edhe Wilder nëse do ta dëshirojë. Ajo që duhet të bëjë është që të më thotë dhe do të arrijmë një marrëveshje’.
Sfidanti.al