Milan, tani është zyrtare; Hauge firmos deri në 2025

Tani është zyrtare. Milani bleu përfundimisht Jens Petter Hauge nga skuadra e skuadra e Bodø/Glimt. Sulmuesi norvegjez do të jetë pjesë e klubit kuqezi deri në 30 qershor të vitit 2025.

I lindur në Niorvegji në 12 tetor të 1999, Hauge është formuar në akademinë e Bodø/Glimt, debutimin me skuadrën e parë të të cilit e bëri në vitin 2016. Pas 67 ndeshjeve dhe 9 golave, në 2018 Hauge u transferua me huazim te Aalesund për t’u kthyer më pas te Bodø/Glimt me të cilin zhvilloi 51 ndeshje e shënoi 26 gola në dy sezonet pasardhësi.

Sulmuesi i ri norvegjez te Milani do të mbajë fanelën me numrin 15 dhe me siguri do të jetë në pankinë për ndeshjen e së dielës që Milani do ta luajë ndaj Spezias në San Siro.

Sfidanti.al