Plot 12 grupe dhe 48 skuadra. Këto janë pretendentët në startin e fazës finale të Ligës së Europës, që do të nisin ndeshjet në 22 tetor, e do t’i përfundojnë në 10 dhjetor. Nga shorti i UEFA-s hedhur në Nion të Zvicrës, doli një ish-finale e vjetër e Kupës së Kampionëve, ajo mes Milanit dhe Sëlltikut, që do të luajnë në grupin H. Skuadrat angleze, Arsenal, Leister e Totenhem, patën short të pranueshëm, ndërsa nga skuadrat spanjolle më e kënaqur doli ajo e Vijarrealit. Granada pati grup të fortë me PSV-në e PAOK-un, ndërsa Sociedadi do të jetë në shoqëri të Napolit e Alkmarit holandez, pa harruar kroatët e Rijekës. UEFA u kujdes që të shmangeshin nga përballja CSKA e Moskës (Rusi) dhe Zaria e Luhanskut (Ukrainë) për shkak të raporteve mes dy vendeve. Në ceremoni u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, Romelu Lukaku i Interit, ndërsa trofeun në gusht e fitoi Sevilja në finale pikërisht ndaj Interit.
Grupi A: Roma, Jang Bojs, Kluzh, CSKA Sofie
Grupi B: Arsenali, Rapid Vjenë, Molde, Dandalk
Grupi C: Leverkusen, Sllavia Pragë, Hapoel Ber-Sheva, Nisë
Grupi D: Benfika, Standard Liezh, Rejnxhërs, Leh Poznan
Grupi E: PSV Ajndhoven, PAOK Selanik, Granada, Omonia
Grupi F: Napoli, Sociedad, Alkmar, Rijeka
Grupi G: Braga, Leister, AEK Athinë, Zoria Luhans
Grupi H: Sëlltik, Sparta Pragë, Milan, Lilë
Grupi I: Vijarreal, Karabak, Hapoel Tel Aviv, Sivasspor
Grupi J: Totenhem, Ludogorec, LASK Linc, Antverp
Grupi K: CSKA Moskë, Dinamo Zagreb, Fejënord, Volfsberg
Grupi L: Gent, Crvena Zvezda, Hofenhajm, Sllovan Liberec
Sfidanti.al