Do të luajë sot ndaj ekipit të dytë të klubit bavarez, dhe kjo në kuadër të Bundesligës së tretë, apo ligës së tretë në Gjermani. Dinamo e Dresdenit, dikur një fuqi në Gjermaninë Lindore, sot është e detyruar të masë forcat me rangun e tretë në vendin e bashkuar, ndërsa shpreson të marrë tri pikë në fushën e Bajernit II. Bastet e japin favorit, ndërsa ka një pikëpyetje nëse për bavarezët do të luajnë apo jo dy yjet që i mori Hansi Flik për tek Bajerni i të rriturve. Këta janë sulmuesi Xhoshua Zirkze dhe mbrojtësi Kris Riçards. Trajneri i Dresdenit, Markus Kauçinski thotë se “fillimisht, unë isha kurioz ta dija se kush do të luante ndaj nesh, por tani nuk e vras më mendjen, pasi i gjithë Bajerni II është i mbushur me talente”. Sipas Kauçinskit, duhet luajtur një ndeshje e zgjuar në Mynih për të marrë tri pikët.
Sfidanti.al