Pogba kthehet në përfaqësuesen franceze…pas më shumë se një viti

Trajneri i përfaqësueses franceze Didier Deschamps grumbullon sërish në skuadrën e tij Paul Pogba për ndeshjet e radhës së skuadrës kampione të botës, me mesfushorin e Manchester United që mungonte në një sfidë të Francës që nga qershori i vitit 2019. Në listën e të grumbulluarve për miqësoren ndaj Ukrainës në 7 tetor dhe ato të Ligës së Kombeve me Portugalinë dhe Kroacinë në 11 dhe 14 tetor, janë përfshirë edhe Clement Lenglet dhe Antoine Griezman nga Barcelona dhe Raphael Varane nga Reali i Madridit.

Për më tepër, Deschamps vendosi të besojë sërish te 17 vjecari i Rennes, Eduardo Camavinga si dhe te futbollisti i Juventusit Adrien Rabiot. Pogba nuk ishte në grumbullimin më të fundit të përfaqësueses franceze në 27 shtator pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19

Lista e të grumbulluarve të Deschamps:

Portierë: Hugo Lloris, Mike Maignan, Steve Mandanda

Mbrojtës: Lucas Digne, Léo Dubois, Lucas Hernandez, Presnel Kimpembe , Clément Lenglet, Benjamin Pavard, Dayot Upamecano , Raphaël Varane

Mesfushorë: Eduardo Camavinga, N’Golo Kanté , Steven Nzonzi , Paul Pogba, Adrien Rabiot , Corentin Tolisso.

Sulmues: Houssem Aouar, Wissam Ben Yedder, Kingsley Coman , Olivier Giroud, Antoine Griezmann , Anthony Martial, Kylian Mbappé .

Sfidanti.al