Telenovela e kalimit të Smalling te Roma është në episodin e fundit të saj. Ditën e mërkurë drejtuesit e klubit verdheku, Guido Fienga dhe Manolo Zubiria arritën marrëveshjen me ata të Manchester United në një takim të zhvilluar në Londër për blerjen e kartonit të futbollistit për 15 milionë Euro plus bonuset. Tani mungon vetëm zgjidhja e detajeve të fundit për të mbyllur të gjitha tratativat.
Vendimtar në këtë cështje rezultoi vullneti i vetë futbollistit që gjithnjë ka dashur të kthehet në kryeqytetin italian pas përfundimit të kontratës së huazimit. Tani mbrojtësi anglez pritet të mbërrijë në Trigoria për të kryes vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës së re me Romën.
Smalling do të firmosë me verdhekuqtë për 4 sezone me një pagë prej 3 milionë Euro në sezon dhe në këtë pikë, një akord të cilin klubi dhe lojtari e kishin arritur disa javë më parë. Gjithsesi Smallin nuk ka të ngjarë që të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseca për sfidën me Udinesen.
Sfidanti.al