Helmut Marko, Drejtori Sportiv i Red Bull në një intervistë për ‘Speedweek’ pranoi se skuaderia e pijes së famshme energjike nuk përjashton asnjë lloj skenari në të ardhmen dhe këtu përfshihen si prodhimi i motorit të tij ashtu edhe mundësia për të braktisur botërorin e Formula 1 në fund të sezonit
‘Kemi në kontratë që mund të anulohet cdo vit dhe ku ekziston mundësia për t’u larguar nga kampionati në fund të sezonit-tha Marko-por ky nuk është prioriteti ynë tani’.
Red Bull po analizon të gjitha opsionet që i dalin përballë për sezonin 2021 ku një faktor i rëndësishëm është edhe aspekti ekonomik
‘Po punojmë për këtë sepse I dinim planet e Hondës prej kohësh-shtoi Marko që më pas foli edhe për rolin e Christian Horner që ditë më parë shprehu besimin në vijueshmërinë e bashkëpunimit mes Hondës dhe Red Bull.
‘Është drejtori i skuadrës dhe nuk merr pjesë në diskutimet për strategjitë-tha Helmut Marko në intervistën e tij.
Sfidanti.al