Levandovski hyn në klubin e 500 golave me klubet dhe kombëtaren!

As gjigandët e Polonisë si Vilimovski, Lubanski, Bonjek apo Lato nuk ikanë arritur këto lartësi të golave. As të tillë të mëdhenj si Raul Gonzales, Tieri Henri, Geri Lineker, Alen Shirer, Edinson Kavani apo edhe Luis Suarez nuk janë në këtë “klub”. Robert Levandovski arriti në 502 gola në karrierë, nga të cilët 441 me klubet dhe 61 me kombëtaren e Polonisë. Vetëm legjenda të tilla si çeku Jozef Bikan, Pele, Fridenrajh, Ferenc Pushkash, Gerd Myler, Romario apo Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo janë mbi legjendën polake.

Ai shënoi 4 gola ndaj Hertës në Bundesligë, dhe tani ka 251 gola në total për Bajernin, 103 për Dortmundin si dhe ka 87 rrjeta në Poloni. Mbi të është Zllatan Ibrahimoviç që ka 550 gola, nga të cilët 488 me klubet e 62 me Suedinë, ndërsa Luis Suarezi ka 479, pra më pak se Levandovski.

“Leva” është gjithashtu shumë pranë vendit të dytë në renditjen shënuesve më të mirë të Bundesligës për të gjitha kohët, sepse ka 241 gola ndaj 268 që ka Klaus Fisheri. Pra iduhen edhe 27 rrjeta, aq sa ai mund t’i shënojë ndoshta në më pak se një sezon, nëse do të jetë në formë të mirë dhe pa dëmtime. Vendi iparë iGerd Mylerit mbetet ëndërr, pasi “Bomberi iKombit” ka 364 goditje në rrjetë në 427 ndeshje. Mesatarja e tij është e pabesueshme, 0.85 gola për ndeshje, dhe ajo e polakut 0.74.

Sfidanti.al