Kishte mjaft kërshëri për ata që e ndjekin këtë sport, por duket se njëra nga ikonat po shkatërrohet. Konor Mekgregor, kampioni i dikurshëm i padiskutueshëm i peshave të lehta në Artet e Përziera Marciale (MMA), pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionatin botëror UFC, i mundur sërish nga rivali i tij i madh, Xhastin Porje.

