Ai ka më shumë sesa moshën e të madhit Xhorxh Foreman që dikur e pati përballë dhe kjo ishte e tepërt. Legjendat e vjetra të boksit profesionist si Xhorxh Foreman, po tentojnë të kthehen në ring ose për shkak të dashurisë së pashuar, ose për para, ose sepse duan sërish të jenë protagonistë. Natyrisht, njeriu nuk e pranon kurrë se është plakur, por koha kalon dhe këtë e kuptoi Holifildi 58-vjeçar që u mund keqazi nga 44-vjeçari Vitor Belfor, duke u rrëzuar me nokaut që në raundin e parë. Ish-kampioni absolut i botës nuk kishte dalë në ring që nga viti 2001, pra prej 20 vjetësh! Duket se 14 vjet diferencë janë shumë, sidomos kur ke kaluar të 50-at. Holifildi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sfida e tretë me Majk Tajsonin, dhe duhet parë nëse do të ndodhë.
Sfidanti.al