Kishte të drejtë Mauricio Sarri në prag të ndeshjes kur thoshte se gjithçka do të ishte shumë e vështirë sepse ai kishte vetëm pak javë që punonte me ekipin, ndërsa përballë do të ishte skuadra të cilën trajneri i saj po e kolaudonte prej vitesh. Vërejtje e saktë, dhe Milani triumfoi 2-0 në “San Siro” ndaj Lacios, duke treguar sërish se nuk e ka problem të fitojë në shtëpi, se është i fortë psikologjikisht, se nuk varet nga Ibrahimoviç dhe se ka gjithnjë e më shumë personalitet.
Edhe pse Rebiç nuk është qendësulmuesi i vërtetë (pavarësisht se u përpoq shumë), edhe pse Zhiru mungoi dhe Ibra ishte në stol, kuqezinjtë e trajnerit Stefano Pioli luajtën si me memorie. Hernandez, Tomori e Kalabria patën në mbrojtje Romanjolin sepse Kjer u la pushim, në mesfushë e në krahë ishin Kesi, Tonali, Leao, Diaz e Florenci, dhe Lacio nuk pati mundësi të luante, ndërsa Elseid Hysaj ishte titullar e mori të verdhë. Leao shënoi në pjesën e parë, Ibra pasi hyri në të dytën, ndërsa ky ekip duket gati për Liverpulin në mesjavë në Champions. Lacialët e mbajtën më shumë topin, por nuk patën hapësira, gjuajtën më shumë në kuadrat (5-3), por më pak drejt portës (10-6) si dhe patën më pak korne (5-1). Milani ka pikë të plota, 9 duke lënë prapa një herë për një herë, Interin.
Sfidanti.al