Trajneri i Espanjolit nuk e deshi veten kur Tomas Lemar shënoi golin e fitores për Atletikon e Madridit në fund të ndeshjes së La Ligës. Luhej në shtëpi, dhe rezultati ishte 1-1, por arbitri dha 10 minuta shtesë, diçka që rrallë ndodh në një ndeshje futbolli. “Nuk mund të komentoj shumë, – tha trajneri i Atletikos, Moreno, – është në dorë të arbitrit. Nuk e di sesa kohë u humb, por nuk kam parë ndonjëherë 10 minuta shtesë në një ndeshje. Shpresoj që në të ardhmen të mos jetë me dy standarde”. “Espanjoli vonoi lojën, – tha Simeone, – nuk kam parë ndonjëherë një ndeshje që të humbej kaq shumë kohë”.
Atletiko e pa vetem shumë pisk, edhe pse kryeson me 10 pikë në La Liga. Antuan Grizman nuk dha ndikimin e shpresuar, ndërsa skuadra shumë e vlerësuar e Simeones nuk pati ide për të çarë mbrojtjen vendase. Karrasko shënoi 11 minuta para fundit, ndërsa Lemar shënoi në 99’. “Më vjen mirë që ndeshja ndryshoi nga 5 lojtarët që hynë në pjesën e dytë nga stoli, – tha Simeone, – Lemari ishte pikërisht lojtari që ne morëm nga Monako. Këtë nivel duam prej tij”.
Sfidanti.al