Finalja përfundoi e bashkë me të edhe turneu i madh, ndërsa fituesi ishte nga Rusia. Danil Medvedev shpresohet të ketë hapur një epokë të re për tenisin e vendit të tij, por edhe për brezin e ri të këtij sporti në të gjithë botën. Vetë kampioni i ri nuk e nisi nga fitorja, por nga ajo që vjen më pas.
“Rusët dinë sesi të festojnë, – bëri shaka Medvedevi, – por, shpresoj që kjo gjë të mos dalë në lajme. Unë do të festoj siç duhet, por kjo do të ndodhë pas disa ditësh. Së pari, vlerësimet më të mëdha për Novakun që ka qenë një shembull për të gjithë tenistët. Ai dhe Federeri e Nadali kanë qenë më të mirët për një kohë të gjatë. Shpresoj që të ne të brezit më të ri t’iu ngjajmë sado pak. Ishte një finale e vështirë, dhe pranë fundit sikur m’u prenë gjunjët, por arrita të mbahesha deri në fitore”.
Po Gjokoviç? Tenisti numër 1 i botës shkaktoi një surprizë, edhe ai, me deklaratat pas finales.
“Mund të them se jam i lehtësuar, – tha Gjokoviç duke shkaktuar habi, – jam i kënaqur që e gjitha kjo përfundoi sepse ishte një barrë e madhe për mua, një presion i jashtëzakonshëm psikologjik. Unë bëra më të mirën, por këmbët nuk m’u bindën. Bëra shumë gabime, dhe kjo nuk mund të lejohet ndaj një rivali si Medvedevi. Përgëzimet e mia për Danilin, ai e meritoi. Falenderime për publikun që ishte i jashtëzakonshëm”.
Sfidanti.al