Lajmi për pozitivitetin e sprintierit Sixhej Uxhah (CJ Ujah) kishte kohë që kishte dalë, por gjithçka kishte heshtur në pritje të provës së dytë. Veçse tani gjithçka është e qartë, edhe mostra B, pas asaj A, doli pozitive pra vrapuesi i stafetës britanike 4×100 metra në Tokio 2020 është i sigurt se ka përdorur doping e se do të skualifikohet. Ai ishte një nga 4 sprintierët e Britanisë së Madhe që fituan medaljen e argjendit në Lojrat Olimpike duke dalë pas Italisë. Çështja do të shkojë në KAS dhe aty do të vendoset për skualifikimin e skuadrës britanike.
Sfidanti.al