Në moshën që ka, dhe me përvojën që ka kaluar në futboll, vështirë se mund të ketë rrahje të veçanta në zemër. Karlo Ançeloti në Itali është i portretizuar si njeri i Milanit, me të cilin fitoi 2 Champions si lojtar dhe 2 të tjera si trajner, ndonëse në vitet 80-të, përpara kuqezinjve, provoi fanelën e Romës. Gjithsesi, “Karleto” habit jo pak kur thotë se “kur isha fëmijë isha tifoz me Interin”. Jo vetëm kaq, por paska shkuar për të bërë një provë, veçse përfundoi tek Roma! Këtë e thotë në prag të duelit Champions, Inter-Real. Trajnerit të Realit i themi se nuk duhet të ndihet në siklet për këtë të kaluar, pasi Franko Barezi deshi të ndiqte gjurmët e vëllait, Xhuzepe, pikërisht tek Interi, por nuk e mbajtën dhe pastaj u bë legjendë si kuqezi. Po ashtu, Gerd Myleri e nisi me TSV 1860 Mynihun për të shkur tek Bajerni, ndërsa portieri legjendar çek, Frantishek Planiçka deshi të luante për Spartën e Pragës, e hodhën poshtë dhe pastaj mori revanshin tek Sllavia.
Sfidanti.al