Ishte padyshim tepër e emocionuar në prag të finales. Një vajzë 21-vjeçare nuk mund të ndihet ndryshë përballë një sfide kaq të madhe sa përballja për titullin në “Rolan Garos”, dhe Iga Shviontek nuk bëri përjashtim. Tenistja polake bëri përgatitjet e fundit për duelin ndaj adoleshentes amerikane Koko Gauf, e ndërgjegjshme se mund t’ia dilte.

