Adetokumbo përjashtohet, por sërish e mund Dallasin e Donçiçit!

Ishte një duel tepër i vështirë, një sfidë pretendentësh. Arena në qytetin e Teksasit ishte plot me rreth 20 000 spektatorë për të ndjekur një spektakël të NBA-së dhe tifozët nuk u zhgënjyen përveçse për rezultatin. Miluoki fitoi në sekondat e fundit në Dallas, 106-105, ndonëse kapiteni Janis Adetokumbo doli jashtë me 6 gabime personale. Gjigandi (2.08 metra) pati 28 pikë, 10 topa në tabela e 3 asiste, dhe nuk ishte keq në gjuajtje, por edhe e humbi 7 herë topin. Kjo u kompensua nga shokët, me Bruk Lopezin që shënoi gjithsej 4 pikë, por pati koshin e fundit. Në krahun tjetër, Luka Donçiç e fitoi duelin individual me Janisin, por humbi ndeshjen. Superylli nga Sllovenia shënoi 33 pikë dhe pati 6 topa në tabela, 11 asistë e 2 vjedhje topi. Miluoki është i dyti në Lindje, ndërsa Dallasi i 7-ti në Perëndim.

Sfidanti.al