Nejmar barazon rekordin e Pelesë, por mund të largohet nga Brazili

Kapiteni i “Selesaos” pati një mbrëmje edhe historike, por edhe për t’u harruar në Kupën e Botës. Nejmar shënoi një gol shumë të bukur në çerekfinalen ndaj Kroacisë, dhe jo vetëm që u vlerësua për klasin, por edhe barazoi rekordin e rrjetave të Pelesë me Brazilin. Tashmë, që të dy kanë nga 77 të tilla, ndonëse “Mbreti i futbollit” e ka bërë në shumë më pak ndeshje (92) sesa ylli i sotëm (124). Gjithsesi, rekordi është rekord, por problemi është se Nejmari është tepër i mërzitur nga kualifikimi dhe deklaroi pas ndeshjes se nuk mund të garantonte vazhdimin në kombëtaren braziliane. “Për momentin nuk mund të them asgjë, – u shpreh ai, – duhet të mendohen se çfarë është më e mira për mua”.

Sfidanti.al