Akuza e Ten Hagut nga Anglia: Ronaldo më tradhëtoi!

Trajneri i Mançester Junajtidit ka deklaruar se është ndjerë shumë i mërzitur pasi superylli portugez doli në intervistën me gazetarin Pirs Morgan, ku tha se dëshironte të largohej nga ekipi, ndërsa sulmoi teknikun dhe klubin. “Ai nuk ma kishte thënë kurrë një gjë të tillë, – u shpreh Erik Ten Hagu, – gjithsesi, pas intervistës, u bë e qartë se ai do të largohej”. Holandezi kërkoi nga klubi që ta përzinte Kristiano Ronaldon për shkak të intervistës dhe më në fund të dyja palët gjetën një akord dhe ndanë rrugët.

Sfidanti.al