Mesi dhe shokët sulmojnë arbitrin, më shumë rrezikon Martinez

Trajneri Lionel Skaloni nuk deshi të fliste shumë gjatë. “Për gjyqtarin nuk dua të komentoj, – tha drejtuesi i Argjentinës, – temë e mbyllur. Për fat, u kualifikuam”. Gjithsesi, lojtarët e tij nuk u treguan edhe aq gojëmbyllur dhe e sulmuan ashpër arbitrin spanjoll Mateu Lahoz. Lionel Mesi, në rolin e kapitenit, tha se “kishim frikë përpara ndeshjes për shkak të arbitrit, FIFA nuk mund të lejojë një arbitër të tillë në këtë lloj ndeshjeje, pasi nuk ishte në lartësinë e duhur”. Më i ashpër portieri Emi Martinez, që ndoshta edhe mund të marrë ndonjë ndëshkim. “Ishte arbitri më i keq i Kupës së Botës me distancë nga të tjerët, – tha ai, – meqë u eliminua Spanja e tij donte që të na eliminonte dhe neve. Shtoi 9 minuta qëllimisht që të humbisnim”.

Sfidanti.al