Vdes gazetari amerikan në Kupën e Botës, vëllai dyshon për vrasje!

E vërteta është se Grant Uol (Wahl) po punonte në tryezën e tij në sektorin e medias në stadiumin “Lusail”, ndërsa po përfundonte koha shtesë e ndeshjes Argjentinë-Holandë. Siç e pohon gazetari tjetër, Rafael Kores, që ishte ngjitur me të, Granti u rrëzua përtokë ndërsa pak çaste më parë po qeshte e po bënte shaka me kolegët. Profesionisti kishte shkruar më herët se nuk ishte ndjerë mirë me shëndet kohët e fundit dhe se kishte marrë antibiotikë, ndërsa puna kishte qenë e lodhshme dhe me pak kohë për gjumë. Vëllai i tij, Eriku, botoi një video në rrjetet sociale ku deklaroi se dyshonte që vëllanë e tij e kishin vrarë. Kjo sepse ai beson që Granti i kishte zemëruar autoritetet në Katar duke veshur në fanelë në mbrojtje të të drejtave të homoseksualëve, madje e kishte ndaluar edhe policia për këtë.

Sfidanti.al