Zhoel Embijd arrin në 53 pikë, Filadelfia ëndërron me gjigandin!

Qysh edicionin e kaluar ishte një nga 3 më të mirët e ligës. Zhoel Embijd shpreson vetëm të mos pengohet nga problemet fizike pasi talenti dhe forca e tij janë të tilla që do ta nderojnë në NBA, dhe do t’i bëjnë shumë punë Filadelfias. Embijd shënoi 53 pikë në fitoren ndaj Sharlotës me shifrat131-113 dhe shtoi 12 topa në tabela e 3 asistë. Ai pati nivel të lartë realizimi, 62.5 për qind nga loja dhe 100 për qind gjuajtjet e lira. Filadelfia është në vend të 5-të në Lindje me 14 fitore e 12 humbje.

Sfidanti.al