Sot janë në moshë të madhe, njëri 35 dhe tjetri 37, e mund të thuhet se nuk u ka mbetur shumë për të luajtur futboll. Për më tepër, Luka Modriç ka deklaruar se ky është turneu i tij i fundit i madh për Kroacinë, dhe Lionel Mesi po ashtu ka lënë të nënkuptohet se do ta mbyllë me Argjentinën në kupat e botës. Këto dy legjenda do të ndeshen sonte në gjysmëfinalen e Botërorit në Katar, dhe njëri prej tyre do të kthehet në shtëpi. Në karrierën e tyre të gjatë, ata kanë pasur mjaft duele edhe sepse Mesi ka luajtur me Barcelonën dhe Modriç vazhdon me Realin e Madridit. Gjithsesi, dueli i tyre i parë ishte në 2006 kur u ndeshën Argjentina dhe Kroacia. Ballkanasit fituan 3-2, ishte debutimi i Mesit në ekip, ndërsa Mesi shënoi gol.
Sfidanti.al