Në vendin e madh ishin menduar disa emra të shquar për stolin e lënë bosh nga ikja e Tites. Së pari, Pep Guardiola, por që ka një kontratë të rinovuar me Sitin dhe me rrogë 24 milionë euro në sezon. Më pas doli emri i Karlo Ançelotit. Trajneri veteran italian po kalon momente të shkëlqyera me Realin, ku fitoi Championsin dhe La Ligën sezonin e kaluar si dhe Superkupën e Europës. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sporti” shkruajti se Ançeloti e kishte lënë derën “gjysmë të hapur” për Brazilin, ndoshta duke e pëlqyer idenë që të drejtonte pesë herë kampionët e botës. Sidoqoftë, më pas, “Marka” informon se presidenti Florentino Perez ka arritur akord me Ançelotin që të mos lëvizë nga “Bernabeu”.
Sfidanti.al