Mesazhi i Mbapesë për Ronaldon që krijoi polemika!

Ylli i Francësë nuk harroi ta përshëndeste Kristianon pas eliminimit nga Kupa e Botës. Kilian Mbape e ka pasur idhull CR7-ën dhe komentoi në një mesazh që portugezi botoi në rrjetat sociale ku theksonte se ëndrra e tij më e madhe ishte që të dilte kampion i botës me Portugalinë. Mbape u përgjigj me 3 figura, një kurorë (mbretërore), një formë të duarve si lutje dhe një dhi, që është simboli i më të madhit të të gjitha kohëve (GOAT, në anglisht). Kjo solli polemika dhe mjaft tifozë reaguan duke thënë se “Mbapeja ka harruar që luan me Mesin”.

Sfidanti.al