Mediat angleze nuk kanë dyshim se kompania gjigande amerikane ka objektiv të madh që të blejë aksionet e klubit legjendar të “Old Trafordit”. “Deili Meil” raporton se me largimin e pritshëm të pronarëve aktualë, miliarderëve amerikanë të familjes Glejzër, “Amazon” e Xhef Bezosit ka dalë në skenë. Lajmi është i madh për tifozët që kurrë nuk i kanë dashur Glejzërsat, ndonëse sërish pronarët e tanishëm mund të krijojnë pengesa. Kjo, sepse ata duan 7 deri në 8 miliardë paundë stërlina për 100 për qind të aksioneve, ndërsa “Amazon” gjykon se 7 miliardë paundë është një shifer larg realitetit.
Sfidanti.al