Leonard si në kohët e vjetra, Bostoni humb të dytën radhazi!

Trajneri Tajron Lu tregoi se kapiteni u tha shokëve para ndeshjes që “le të dalim në parket, le të vrapojmë dhe të luajmë më shpejt”. Kauai Leonard e bëri vetë i pari këtë gjë, duke u paraqitur si dikur. Edhe pse po luante ndeshjen e 9-të që pas kthimit nga dëmtimi, lideri i Klipersave udhëhoqi ekipin në fitoren ndaj më të fortëve të NBA-së deri tani këtë sezon, Boston Sëlltiksave. Shifrat ishin 113-93, një fitore e thellë, ndërsa Leonardi pati 25 pikë, 9 topa në tabela, 6 asistë si dhe një vjedhje topi. Ai ishte tepër i saktë nga loja (10-12), ndonëse bëri disa gabime nga vija e gjuajtjeve të lira. Sidoqoftë, në mbrojtje u tregua shumë i fortë dhe mori notën 23. Për Bostonin kjo ishte humbja e dytë radhazi.

Sfidanti.al