Ekipi ia doli edhe pse nuk e pati të lehtë, ndërsa ai vetë shkëlqeu si shpesh herë. Nikola Jokiç arriti në 80 tripëll dabëlla në karrierë, dy më shumë sesa Uilt Çembërleni, dhe tani ndjek Lebron Xhejmsin që ka 105. Denveri mundi Juta Xhazin në NBA 115-110, dhe Jokiç pati 31 pikë, 12 topa në tabela, 14 asiste, 1 vjedhje topi dhe 4 bllokime gjuajtjesh, por nuk ishte vetëm. Xhamal Marrej shtoi 30 pikë dhe Aron Gordon pati 15 pikë, edhe pse nuk ishte në maksimum. Fitorja nuk dihet sesa mund të vlerësohet sepse Juta pati mungesa të rëndësishme si Xhordan Klarksonin, Kolin Sekstonin, Majk Konlejn, Fontekion apo Markanenin. Gjithsesi, suksesi është sukses dhe Denveri mban tani vendin e tretë në Perëndim me 16 fitore e 10 humbje.
Sfidanti.al